Maqedonia U 15 në turne në Kinë, Staniq fton 4 shqiptarë

Përfaqësuesja U 15 e Maqedonisë prej 22, deri më 29 maj do të merr pjesë në turneun ndërkombëtar për përfaqësuse të reja në Shangaj, Republika Kombëtare e Kinës.

Përveç Maqedonisë që drejtohet nga seleksionuesi Mario Staniq, në këtë turne do të marrin pjesë edhe Kina, Korea e Veriut dhe Krigistani.

Maqedonia U 15 ndeshjen e parë në këtë turne do ta zhvillojë më 24 maj kundër nikoqirëve të këtij turneum Kinës, dy ditë më vonë pason takimi do të përballen me Korenë e Veriut, ndërsa në ndeshjen e fundit që në program është me datë 28 maj, “verdhekuqtë” do të përballen me Kirgistanin.

Seleksionuesi i përfaqësueses U 15 të Maqedonisë ka ftuar këta futbollistë:

 
Portierë: Marko Alçevski (Talent), Aleksa Jordanov (Crvena Zvezda-Serbi);
Mbrojtës: Jasin Sali (Nju Stars), Gorast Stojmenov (Metalurg), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Spase Terziev (Akademia Pandev), Rilind Ajdini (Rabotniçki);
Mesfushorë: Altrim Jakupi (Shkëndija), Ali Asani (Vardar), Ivan Nikollov (Bregallnica), Luka Stankovski (Rabotniçki), Filip Andonovski (Metalurg), Stefan Gjorgjiev (Nju Stars), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Vllada Noveski (Vojvodina-Serbi);
Sulmues: Filip Kosotovski (Makedonija Gj.P.), Mario Kostevski (Rabotniçki), Metodi Maksimov (Bregallnica), Mario Ilievski (Vardar), Haris Hoxhiq (Rabotniçki);

Leave a Reply