Shkupi të dielën regjistroi fitore ndaj Bregallnicës në Çair me rezultat bindës 3:0, ndërsa në fushë nuk kishte se si të mos bie në sy mungesa e dy futbollistëve të “Bardhekaltërve” , Besar Iseni dhe Fisnik Zuka.
Që të dy lojtarët në fjalë nuk ishin pjesë e formacionit të trajnerit Ardian Nuhiu, për shkak se Iseni është duke vuajtur nga një lëndimi në gju, ndërsa Zuka ishte i pezulluar për shkak kartonave. Mirëpo Iseni dhe Zuka megjithatë ishin të pranishëm në takimin Shkupi-Bregallnica, pasi që të dy e ndjekën ndeshjen nga tribuna, duke i dhënë në njëfar mënyrë mbështetje morale skuadrës së tyre.
Zuka nga takimi i radhës do të jetë në dispozicionin e trajnerit Nuhiu, ndërsa çështja e numrit 10-të të Shkupit do të ngelet pezull, deri sa mjekët do të japin dritën jeshile për të luajtur.