Fenerbahçe për herë të parë shpallet kampion në Euroligë (VIDEO)

Skuadra e Fenerbahçes është kampion i Euroligës në këtë sezon, pasi në finale e zhvilluar në “Sinan Erdem Dom” të Stambollit mundi Olimpiakosin me rezultat 80:64. Skuadra turke e nisi mirë takimin, ndërsa pjesën e parë e mbylli me 5 pikë diferencë (39:34).

Në të dytën Fenerbahçe vazhdoi rritmin e njejtë dhe me përkrahjen e madhe që kishte nga publiku vendas, arriti që në fund të triumfoi me një diferencë të madhe prej 16 pikësh. Më të mirët e skuadrës kampione rezultuan Bogdanoviq me 12 pikë dhe Kaliniq me 10 tjera ,ndërsa basktbollisti nga Maqedonia, Pero Antiq nuk shkoi më shumë se 4 pikë. Për Olimpiakosin shkëlqyen Birh me 14 pikë dhe Mulitunov me 10-të.

Kujtojmë që për Fenerbahçen ky ishte titulli i parë në historikun e tyre të fituar në Euroligë, ndërsa për Antiq, ky ishte trofeu i tretë që e fiton në skenën evropiane.

Ndërkohë përballja për vendin e tretë i takoi CSKA së Moskës, të ciët fituan Real Madridin me rezultat 94:70./“InfOSport.mk”

Leave a Reply