Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi kanë marrë ftesë nga seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski për dy takimet e qershorit. Nga klubi i Shkëndijës kanë njoftuar, se dy futbollistët e tyre Hasani dhe Ibraimi janë ftuar për të qenë pjesë e përfaqësueses në dy takimet e qershorit ndaj Turqisë dhe Spanjës.
Takimi me Turqinë do të jetë kontrollues dhe do të luhet me 5 qershor, ndërsa ai me Spanjë që është i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 do të luhet me 11 qershor.
Grumbullimi i përfaqësueses është paraparë të bëhet me 30 maj.