Mevlan Adili ka shkëlqyer në ndeshjen e së dielës me ekipin e tij UTA Arad, skuadër kjo e cila shënoi një fitore shumë të rëndësishme në transfertën ndaj Politehnica Timisoara, njofton “infOSport.mk”.
Adili luajti për gjatë 90 minutave, duke lënë gjurmë në fitoren e pastërt të skuadrës së tij me rezultatin 3:0. Futbollisti shkupjan 65 minutat e para i luajti si anësor i djathtë, ndërsa në 25 minutat e fundit të takimit luajti në pozitën e qendërmbrojtësit, duke sjellë shumë siguri në këtë repart, i cili i’a doli që të mos kapitulojë kundrejt sulmeve të skuadrës vendase.
“Kjo ndeshje kundër Timisoares ka traditë shumë të madhe. Per mua ishte një kënaqësi e madhe për të luajtur në një ndeshje të këtillë derbi ku prezent ishin mbi 10000 shikues. Neve ishim më të mirë në fushë dhe atë e dëshmuam edhe me golat e shënuar, ashtu që ky derbi na takoi neve” – tha enkas për “infOSport.mk” nga Rumania, Mevlan Adili.
Falë kësaj fitore UTA Arad tashmë renditet në pozitën e dytë, me gjasa reale për të siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Ligën e Parë rumune.
“Gjasat janë të mëdha, por ne duhet ti fitojmë edhe dy ndeshjet e mbetura, dhe më pas të shohim nëse skuadra pas nesh, ajo e vendit të tretë, Sepsi do të humbte ndonjërën prej ndeshjeve, duke pasur parasysh se ata kanë edhe tre ndeshje për të zhvilluar. Nëse ndodh që ata të gabojnë në ndonjërën prej ndeshjeve, atëherë neve do të kualifikoheshim drejtpërdrejtë në Ligën e Parë” – përfundoi, Adili.
Deri në mbyllje të kampionatit UTA Arad do të takohet edhe me Balotesti dhe Chindia Targoviste, dy skuadra jo të rrezikuara. Që të dyja ndeshjet skuadra e Adilit do ti zhvillojë si vendas, ndërkohë në anën tjetër rivali i drejtpërdrejtë i UTA Arad për inkuadrim në Ligën e Parë Futbollistike të Rumanisë, Sepsi do të takohet me skuadrat si Braila, Metalul Resita dhe Mioveni.
Renditja momentale në Ligën e Dytë Futbollistike rumune:
# | Ekipi | Nd. | F | B | D | G-av. | Pikë |
1. | Juventus Bucuresti | 31 | 24 | 3 | 4 | 66:17 | 75 |
2. | UTA ARAD | 32 | 20 | 5 | 7 | 61:28 | 65 |
3. | Sepsi | 31 | 19 | 7 | 5 | 57:28 | 64 |
4. | Mioveni | 31 | 17 | 7 | 7 | 48:24 | 58 |
5. | FC Brasov | 32 | 15 | 10 | 7 | 47:32 | 55 |
6. | Chindia Targoviste | 31 | 17 | 3 | 11 | 51:32 | 54 |
7. | Afumati | 31 | 14 | 5 | 12 | 46:32 | 47 |
8. | Calarasi | 31 | 13 | 8 | 10 | 43:39 | 47 |
9. | Braila | 31 | 14 | 4 | 13 | 37:43 | 46 |
10. | Satu Mare | 31 | 13 | 6 | 12 | 39:34 | 45 |
11. | Luceafarul Oradea | 32 | 13 | 4 | 15 | 45:36 | 43 |
12. | Foresta Suceava | 31 | 12 | 5 | 14 | 48:57 | 41 |
13. | Politehnica Timisoara | 32 | 10 | 7 | 15 | 44:54 | 37 |
14. | Clinceni | 32 | 11 | 4 | 17 | 44:66 | 37 |
15. | Balotesti | 31 | 9 | 6 | 16 | 38:52 | 33 |
16. | Metalul Resita | 31 | 6 | 3 | 22 | 33:68 | 21 |
17. | Ramnicu Valcea | 31 | 4 | 6 | 21 | 16:61 | 18 |
18. | Tarlungeni | 32 | 2 | 5 | 25 | 15:75 | 1 |
19. | Pancota | 0 | 0 | 0 | 0 | 0:0 | 0 |
20. | Berceni | 0 | 0 | 0 | 0 | 0:0 | 0 |