Super gol nga mbi 40 metra nga 14-vjeçari Berin Ibrahimi (VIDEO)

Të shtunën në stadiumin e Çairit u zhvillua derbi ndeshja e javës midis FC Shkupit dhe Rabotniçkit, gjenerata U14, ndeshje kjo që u mbyll me barazimin 2:2, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një super ndeshje në të cilën të dyja skuadrat dhanë më të mirën nga vetja, ndërsa u shënuan dy super gola nga ana e futbollistëve vendas.

Goli i parë ishte vepër e talentit, Berin Ibrahimi, i cili në minutën e 67-të, në tentativë për të krohosuar në zonën kundërshtare doli që të shënojë një super gol, duke i mundësuar skuadrës së FC Shkupit për të barazuar rezultatin në 1:1. Deri në mbyllje të takimit të dyja skuadrat shënuan edhe nga një gol tjetër,  duke ndarë në fund pikët.

Leave a Reply