Shkëndija në disavntazh ndaj Rabotniçkit pas 45 minutave të para (VIDEO)

Shkëndija ndodhet në disavantazh prej dy golave në ndeshjen e javës së 34-të ndaj Rabotniçkit, që në këto momente po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Mysafirët nga Shkupi po shfrytëzojnë atmosferën jo të mirë në taborin e “kuqezinjëve”, të cilët pas disfatës në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë ndaj Pelisterit kanë rënë shumë në aspektin psiqik, gjë kjo që po ndikon edhe në takimin e sotshëm.

Golin  e parë Rabotniçki e realizoi në minutën e 7-të me autorë Kire Markoski, derisa goli i dytë ishte pjesë e kroatit Vukoviç në minutën e 41-të.

Leave a Reply