Renova humbi  nga Vardari, ndërsa humbi edhe Evropën (VIDEO)

Renova ka pësuar disfatën e tretë nga gjithsej 4 përballjet e këtij edicioni ndaj kampionëve të Vardarit, skuadër kjo e cila sot në “Telekom Arena” shënoi fitore me rezultatin 2:0 ndaj skuadrës nga Xhepçishti, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo fitorja e 24-të nga 34 ndeshje të zhvilluara për ekipin “kuq e zi” nga Shkupi, që edhe sot nuk kishte përkrahjen e duhur nga ana e tifozëve të vetë.

Deri te fitorja Vardari arriti vetëm në pjesën e dytë, edhe atë falë golave të shënuar nga ana e futbollistëve internacional, Barsegian dhe Baloteli.

Barsegian pasi pranoi një top në zbraztirë nga ana e Spirovskit, në minutën e 54-të kaloi në epërsi “kuqezinjtë”, ndërsa 10 minuta më pas realizoi edhe Xhonatan Baloteli, gol ky që në fund u tregua edhe si përfundimtarë.

Vardari pas 34 xhirove ka tubuar 79 pikë, ndërkohë Renova me këtë disfatë edhe përfundimisht hubi shpresat për një vend në Liga Evropa.

Leave a Reply