Sot në qytetin e Velesit është mbajtur kampionati shtetëror në mundje, ku erdhën në shprehje mundësit shqiptarë, ku spikatën ata të Lirisë nga Shkupi, njofton “infOSport.mk”. Gjithsej 4 mundësa të klubit shkupjan u shpallën kampion, edhe atë në kategoritë 57 kg, 60 kg, 70 kg dhe 96 kg.
Ishte Besmir Veseli ai i cili shkëlqeu në luftën e 96kg, ku në ndeshjen finale me rezultatin 15:0 mundi mundësin e Ballkanecit, Nikolov. Veseli dominoi tërësisht përballë kundërshtarit të tij dhe në fund me plotë meritë u shpall kampion shtetëror në kategorinë e tij.
Riat Rexhepi nëkategorinë deri 70 kg mundi shokun e tij të ekipit, Ruzhdi Elezin, Elmedin Sejfullai në kategorinë deri 60 kg ishte më i mirë se Matevski, derisa në kategorinë deri në 57 kg, Minir Rexhepi triumfoi ndaj mundësit të Ballkanec, Xhan Demirov.
Ndër mundësat tjerë shqiptarë që u shpallën kampion në kampionatin shtetëror në Veles, ishte edhe ai i KM Studeniçani, Fati Veseli, i cili mundi mundësin e Lirisë, Shaip Brava.
KM Tefejuz e bojkotoi kampionatin për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë këta të fundit me drejtuesit e federatës.