Gjenerata U17 e FC Shkupit, pas ndeshjes me Vardarin këtë fundjavë festuan titullin e Kampionit. Njëri prej më meritoreve që ka kontribuar me lojë dhe golat e tij për FC Shkupin ka qenë Musli Lika, i cili edhe përkrah një sezoni jo të mirë për të, për shkak të lëndimeve që e lanë disa ndeshje jasht fushave, ai arriti të shënojë plot 17 gola në këtë sezon, duke qenë kështu kryesuesi i golashënuesve te “bardheklatërtit” nga Çairi.
Lika pas ceremonisë së shpalljes së titullit Kampionit, enkas për “InfOSport” është shprehur tejet i kënaqur dhe i entuziazmuar për triumfin me ekipin e tij dhe se pretendojnë që edhe në të ardhmen të arrijnë suksese të tilla.
“Jemi shumë të kënaqur, kemi pasur një sezon shumë të mirë. Nga fillimi kemi luajtur shumë ndeshje të vëshira, por i kemi kaluar shumë mirë. Jemi në vendin e parë, kemi 10 pikë diferencë nga vendi i dytë dhe 12 nga i treti. Kjo është hera e dytë që shpallemi Kampion, kemi arritur sukses edhe herën e parë. Jemi një gjeneratë shumë e shkëlqyeshme, gati tre sezone jemi teper mirë, pretendojmë që do të kemi suksese edhe në sezonet tjera”, është shprehur sulmuesi i FC Shkupit U17, Musli Lika për “InfOSport.mk”.
FC Shkupi U17 kanë edhe një ndeshje deri në mbyllje të Kampionatit, ku do të luajnë në Strumicë kundër Akademija Pandevit, me Likën që mund ta rritë edhe më shumë numrin e golave për këtë sezon. /“InfOSport.mk”