Skuadra e Vardarit që javë më parë siguroi titullin e kampionit në Maqedoni, vazhdon të mos ketë përkrahjen e tifozëve të vetë. Ashtu si edhe gjatë shumicës së ndeshjeve të këtij sezoni, ashtu edhe sot në përballjen e javës së 34-të ndaj Renovës, skuadra e Vardarit po përcillet vetëm nga dhjetëra tifoz në tribunat e stadiumit “Telekom Arena” në Shkup.
Pas 78 minutave lojë, Vardari avanson me rezultatin 2:0 ndaj Renovës, falë golave të shënuar nga Barsegian dhe Baloteli.