Barcelona me stil e ka mbyllur sezonin e sivjetshëm në La Liga duke dhuruar spektakël dhe gola, por në fund “katalunasit” duhet të pajtohen vetëm me pozitën e dytë, pasi në ndeshjen e javës së fundit në La Liga që u zhvillua paralelisht me ndeshjen në “Kamp Nou”, Reali i Madridit mundi Malagan në transfertë, duke ruajtur epërsinë prej tre pikëve dhe duke u shpallur në këtë mënyrë kampion për herë të 33-të në historinë e La Ligas, njofton “infOSport.mk”.
Reali në ndeshjen e fundit mundi Malagan me rezultatin 2:0 falë golave të shënuar nga Ronaldo (02’) dhe Benzema (55’), duke zhvlerësuar në këtë mënyrë fitoren e Barcelonës 4:2 ndaj Eibarit.
Edhe pse në një moment “katalunasit” kishin disavntazh prej dy golash, ata nuk u dorëzuan, por si zakonisht dhuruan spektakël me në krye treshen e famshme, MSN, me Lionel Messin që realizoi dy gola (76’ pen, 90+2’), Luis Suarezin (73’) dhe Nejmar që kontribuoi në autogolin e Junka (63’).
Në anën tjetër dy golat për Eibar mbajnë firmën e Inuit që mposhti në dy raste portierin Ter Shtegen.
Për Realin është ky titulli i parë kampion pas 5 viteve, duke ndërprerë në këtë mënyrë dominimin e Barcelonës. Kësisoj Reali i Madridit dhe Barcelona do të prezantojnë Spanjën në Ligën e Kampionëve së bashku edhe me Atletiko Madridin dhe Seviljën.
Viljareali dhe Real Sociedadi do të luajnë në Liga Evropa, ndërsa në Segunda Division do të luajnë Granada, Osasuna dhe Sporting Hihoni.