Shkëndija U19 është shpallur kampione në Super Ligën e Maqedonisë për junior. Shpresat “Kuqezi” kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit një xhiro parafundit të kampionatit, pasi sot fituan transfertën 0:3 në Strumicë ndaj Akademia Pandevit, duke ruajtur kështu diferencën prej 3 pikëve me Vardarin e vendit të dytë.
Shefit Shefiti ishte kryefjala në takimin ndaj Akedemia Pandevit, duke realizuar dy gola, ndërsa golin tjetër dhe të fundit që vulosi fitoren e Shkëndijës e realizoi Artan Bajrami.
Pas kësaj fitore, Shkëndija U19 arrinë në kuotën e 56-të pikëve, me 3 pikë më shumë se Vardari i vendit të dytë, ndërsa xhiroja e fundit që “Kuqezinjët” do ta luajn ndaj Pelisterit në Tetovë do të shërbej vetëm për të festuar titullin e Kampionit të kësaj gjenerate.