Arsim Fazlija: Sonte ndaj Velesit shkruajmë historinë

E gjithë vëmendja sportive në vendin tonë sonte është përqëndruar në palestrën “Enver Idrizi” në Çair, aty ku çështjen e titullit të kampionit në elitën e futsalit vendor do ta diskutojnë Shkupi dhe Velesi, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo ndeshja më e bukur e sezonit pa dyshim, duke pasur parasysh se do të takohen dy skuadrat më të mira për momentin në futsalin vendor.

Shkupi nuk njeh disfatë këtë edicion, duke shënuar 22 fitore dhe një barazim, derisa Velesi disfatën e vetme e ka pësuar pikërisht nga Shkupi me 03 mars në palestrën “Enver Idrizi”, aty ku sonte sipas kapitenit të “bardhekaltërve” nga Çairi do të shkruhet historia.

“Është ndeshja më e rëndësishme për ne si ekip. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, do ta quaja historike, pasi nëse arrijmë të shpallemi kampion, atëherë vërtetë neve shkruajmë historinë, edhe atë me germa të arta” – tha enkas për portalin tonë, Arsim Fazlija.

Ndeshja Shkupi – Velesi i takon javës së fundit në elitën e futsalit vendor dhe e njëjta do të startojë në ora 20:00.

 

 

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply