Ndeshja e mbrëmshme e futsalit ndërmjet Juventus Seravës dhe SEE Universitetit e zhvilluar në palestrën “Enver Idrizi” në Shkup kaloi në regji të talentit të “bardhezinjëve” nga Serava, Erkan Shabani, i cili realizoi plotë 4 gola në barazimin 7:7, njofton “infOSport.mk”.
Ai mbrëmë ishte thjesht i pandalshëm për futbollistët e SEEU duke ju shkaktuar shumë probleme në parket, ndërsa gjatë pjesës së parë realizoi një gol mjaft të bukur, duke kaluar në epërsi skuadrën e tij në ato momente me rezultatin 2:1.
Shabani pasi morri një top nga gjysmëzona e skuadrës së tij mjaft bukur u lirua nga dy lojtarë kundërshtarë, ndërsa në momentin final realizoi një gol mjaft të bukur, kur thjesht shtangu portierin kundërshtarë me një parabolë nga afërsia.
Ishte ky goli i dytë personal i tij i shënuar në ato momente, ndërsa deri në fund të pjesës së parë realizoi edhe dy të tjerë.
Falë këtyre 4 golave, 19-vjeçri Erkan Shabani arriti në shifrën e 15 golave të realizuar gjatë këtij edicioni në elitën e futsalit vendor, duke paralajmëruar se tashmë është koha e tij e duhur për të shpalosur talentin e tij që posedon dhe që me siguri do të vërehet edhe nga strategët e futsalit në vendin tonë.