Si i zhduki Ibra tatuazhet që kishte në trup!

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç ka bërë të gjithë kurioz, kur ai hoqi fanellën e tij pas shënimit të golit ndaj Kaen në shkurt të vitit 2015.

Suedezi shfaqte trupin e tij të mbuluar me tatuazhe, krahët, gjoksin dhe shumë pjesa tjera të trupit, të mbuluara me fjalë dhe forma të ndryshme të artit.

Por kur sulmuesi postoi një video të tij pa tatuazhe, të gjithë u shtangën, duke pyetur veten se çfarë paska ndodhur tashmë me tatuazhet e Ibras, pasi vërtetë për të kaluar nëpër të gjitha përpjekjet për të hequr tatuazhet do të kishte qenë një proces i vështirë dhe shumë i dhimbshëm.

Por tani zbulohet e vërteta e kësaj çështje. Tatuazhet ishin të përkohshme dhe për gjithë këtë kishte një motiv pozitiv nga vetë Ibrahimoviç.

“Kam pasur 15 tatuazhe të lëvizshme në trupin tim” – shpjegoi ai, duke vijuar:”Ata janë emrat e njerëzve të vërtetë në botë. Ato tatuazhe nuk janë më, por ata njerëzit janë ende në zemrën time. Ata njerëz ju mund t’i shihni përmes meje” .

 

Leave a Reply