Sezoni 2016/2017 për Shkëndijën mund të konsiderohet si sezon i dështuar duke pasur parasysh se skuadra nga Tetova nuk arriti që të kurorëzohet me ndonjë nga titujt në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.
E gjithë kjo shtyen drejtuesit e skuadrës për të mednuar që tani për një merkato të dobishme, e cila do sjellte rezultate që në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Liga Evropa.
Pikërisht pjesëmarrja e sërishme në garat e këtij kompeticioni edhe këtë sezon, mund të llogaritet si sukses për skuadrën tetovare, e cila merkaton e verës dëshiron ta nis nga reparti i mbrojtjes, aty ku “kuqezinjtë” çaluan edhe në kampionat, duke pasur parasysh pranuan plotë 32 gola, më shumë se çdo skuadër tjetër në TOP-5.
Ndër emrat e lakuar që mund ti bashkohet Shkëndijës në këtë afat kalimtarë, është emri i 24-vjeçarit Blerim Kotobelli, që aktualisht luan te skuadra e Teutës në Superligën shqiptare.
Bëhet fjalë për një futbollist me mjaft eksperiencë që karrierën e tij e kishte nisur në Greqi, te skuadra e AE Larisa, që më pas të kthehet në vendlindje te skuadra e Olimpik Tiranës, nga e cila skuadër u transferura te KF Tirana.