Dani Alvesh ishte njëri prej “heronjëve” të Juventusit në finalen e Kupës së Italisë ndaj Lacios, duke shënuar njërin prej golave në fitoren 2:0 të “bardhezinjëve” në “Olimpiko”.
Por, ky sukses nuk ka kaluar pa pasoja për vetë brazilianin e Juves, pasi ai u dënua me një ndeshje pezullim nga Kupa e Italisë për shkak të protestave ndaj arbitrit të ndeshjes, ku u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
E gjithë kjo ka shtyer Gjykatësin Sportiv për të dënuar me një ndeshje Alveshin, dënim ky që lojtari brazilian do të duhet ta vuajë në sezonin e ardhshëm të këtij kompeticioni.