Diego Kosta në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga Çelzi, ndërsa drejtuesit e skuadrës “blu” nga Londra janë duke e menduar zëvendësuesin ideal të sulmueist spanjoll.
Ky i fundit ka zgjedhur të transferohet në Kinë, teksa do të përfitojë plot 35 milionë euro në sezon.
Nisur nga ky fakt drejtuesit e lartë të Çelzit kanë filluar negociatat me ish futbollistin e tyre, Romelu Lukakun, i cili aktualisht është pjesë e Evertonit.
Ai pritet të largohet nga rradhët e “karamelëve” në fund të sezonit, ndërsa nga Çelzi shpresojnë se do arrijnë për të bindur sulmuesin belg për tu rikthyer në Londër, aty ku ai do të ishte zgjedhja e duhur falë formës që po kalon te Evertoni, drejtuesit e së cilës skuadër për shërbimet e tij kërkojnë plot 80 milionë euro.