Është Dashmir Elezi futbollist i gjeneratës U13 të Shkëndijës, që ka realizuar një rekord personal, duke shënuar plot 103 gola në 25 ndeshje të një sezoni. Elezi është sulmues i skuadrës “kuqezi”, ndërsa përveç golave të shënuar, ka shtuar edhe 54 asiste për bashkëlojtarët e tij.
Trajneri Bashkim Arifi ka vlersuar 13 vjeçarin si një nga talentët e rallë dhe lojtar premtues për të ardhmen, i cili posedon duele të forta me kokë dhe është i saktë më të dyja këmbët.
Për rekordin e arritur, Elezit iu është dhuruar një fanellë e Shkëndijës me numrin 100, që ka simbolikën e 100 golave të shënuar, përderisa në ndeshjen e fundi tai realizoi edhe 3 gola tjerë. Kordinatori i Ligës së Fëmijëve në rajonin e Pollogut, Bujar Islami, ka ndarë mirënjohje për 13 vjeçarin e Shkëndijës dhe një Kupë.
Elezi gjithashtu ka marrë edhe ftesë që të bëhet pjesë e Akademisë së FFM-së.