Dris Martins ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për ndonjë kalim të mundshëm të tij në ndonjë klub tjetër, duke vazhduar kështu bashkëpunimin me Napolin. Martins ka rinovuar me “Napolitanët” deri në vitin 2020, që me kontratën e re do të përfitojë afër katër milionë euro në sezon.
Përveç pagës, agjentët e futbollistit belg kanë arritur që në kontratën e re të përfshijnë edhe një klauzolë largimi me shifra prej 30 milionë euro, klauzolë kjo që do të jetë në fuqi deri në vitin 2018. Mediat në Italia kanë publikuar detajet e marrëveshjes mes futbollistit dhe presidentit të Napolit, De Laurentis, ndërsa pritet që vet klubi nesër të bëjë publike rinovimin.