Kampionët në fuqi të NBA-së, Klivlend Kavaliers kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë të serisë finale në Konferencën e Lindjes ndaj Boston Seltiks, duke mundur këta të fundit me rezultatin 117:104 (30:19, 31:20, 31:36, 25:29), njofton “infOSport.mk”. Në këtë mënyrë ata avansuan me rezultatin 1:0, ndërsa kjo epërsi fiton në peshë, duke pasur parasysh se e njëjta u arrit në fushën e kundërshtarit.
LeBron Xhejms dhe Kevin Love ishin të jashtëzakonshëm në këtë përballje duke shënuar së bashku 70 pikë. Xhejms shënoi 38 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime, kurse Love 32 pikë e 12 kërcime.
Me lojë të mirë te “kavaliersat” gjithashtu u dalluan edhe Tristian Thompson, që ndeshjen e mbylli me 20 pikë e 9 kërcime, derisa Kyrie Irving regjistroi 11 pikë e 6 asistime.
Në anën tjetër Jea Croëder dhe Avery Bradley shënuan nga 21 pikë secili, ndërsa basketbollisti më i mirë i “selltiksave”, Isaiah Thomas këtë herë realizoi double-double 17 pikë e 10 asistime.
Ndeshja e dytë e serisë finale në Konferencën e Lindjes midis Klivlend dhe Boston zhvillohet në mes të premtës dhe të shtunës poashtu në Boston.