Gafa e TV FFM-së, Shkëndija fituesi i Kupës së Maqedonisë (VIDEO)

Të mërkurën në Strumicë u zhvillua finalja e 25-të e Kupës së Maqedonisë, ku mejdanin në stadiumin “Mladost” ndanë Pelisteri dhe Shkëndija, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndeshje e barabartë në fushë, në të cilën fituesi u vendos vetëm pas ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas 120 minutave lojë u mbyll me barazim pa gola.

Pelisteri gjatë ekzekutimit të penaltive arriti që ti gëzohet trofeut të Kupës, që ishte i dyti në historinë e tyre, pas atij në vitin 2001 kur kishin mundur minimalisht 1:0 ish ekipin e Slloga Jugomagnagtit, tashmë FC Shkupit.

Menjëherë pasi u mësua edhe emri i fituesit, TV FFM që u përkujdes për transmetimin e drejtëpërdrejtë që shkoi edhe përmes ekraneve të TV Nova, bëri një gafë, duke shkruar si fitues emrin e skuadrës së Shkëndijës, mirëpo që shumë shpejtë ky gabim u përmirësua, duke shkruar emrin e fituesit të vërtetë, Pelisterit.

Leave a Reply