Një vjet jashtë futbollit për kryetarin e FC Shkupit, Ejup Ademi. Është ky vendimi i Komisionit Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, pasi kundër numrit një të “bardhekaltërve” nga Çairi ishte ngritur procedurë për shkak të ndodhive në ndeshjen e 27 prillit ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkupit, kur pas përfundimit të ndeshjes i njëjti kishte grushtuar arbitrin kryesor, Zoranço Temelkov.
Ky i fundit në minutat shtesë të takimit kishte akorduar një penalti në favor të “romantikëve”, gjë kjo që e kishte revoltuar tej mase Ademin.
Penaltia e akorduar në fund u ndal nga portieri i Shkupit, Suat Zendeli dhe Shkupi në fund morri një fitore shumë të madhe ndaj “romantikëve” në atë ndeshje të javës së 29-të.