Bexheti zyrtarisht zëvendësohet nga Agim Kurtishi te Shkëndija (DOKUMENT-FOTO)

Atë që e paralajmruam më herët, është bërë edhe zyrtare. Abdylmenaf Bexheti është larguar nga Shkëndija, ndërsa në vend të tij zyrtarisht është emëruar Agim Kurtishi. Një gjë e tillë vërtetohet edhe nëpërmjet regjistrit qëndror të Republikës së Maqedonisë, ku për president të skuadrës së Shkëndijës është zyrtarisht Agim Kurtishi.
Siç e cekëm edhe më herët, arsyeja e largimit të akademikut Abdylmenaf Bexhetit nga posti i presidentit të klubit tetovar, nuk kanë të bëjë me disfatën e pësuar të Shkëndijës në finalen e mbrëmshme të Kupës së Maqedonisë ndaj Pelisterit, por për shkak të angazhimeve që ka në jetën private në të ardhmen.

Leave a Reply