Fituesi i trofeut të Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit do të përcaktohet nëpërmjet penalltive, pasi 120 minutat lojë u mbyll me barazim pa gola në stadiumin “Mlladost” të Strumicës.
Kjo do të jetë hera e pestë në historinë e finaleve të Kupës së Maqedonisë që një ndeshje finale, fati i penalltive e përcakton fituesin e trofeut. Kujtojmë që trajneri i Pelisteri, Naxhi Shensoj atë që e kërkoi para takimit edhe ia arriti, ku me një lojë të mirë dhe të matur të nxjerrë barazim në këtë përballje finale.
Rikujtojmë finalja e vetme që ishte mbyllur me barazim pa gola, ishte ajo e sezonit 95/96, kur në Shkup ishin takuar ish Slloga Jugomagnati dhe Vardari, ku më të suksesshëm në fund dolën futbollistët e tashmë FC Shkupit.