Naço megjithatë do të luaj sonte ndaj Selta Vigos

Futbollisti madrilen Naço do të ketë të drejtë lojë për ndeshjen e sontshme ndaj Selta Vigos, pasi komisioni i Apelit e tërhoqi kartonin e tij të verdhë të marrë në ndeshjen e javës së fundit kundër Seviljës në “Santiago Bernabeu”, në të cilën ndeshje “mbretërit” shënuan fitore me rezultatin 4:1.

Arbitri kryesor i takimit Undiano Malenko në raportin e tij kishte deklaruar se Naço ishte ndëshkuar me kartonë të verdhë për shkak të një diskutimi me njërin prej futbollistëve kundërshtarë, mirëpo anëtarët e komisionit të Apelit pranë Federatës së Futbollit Spanjoll, kishin pranuar argumentet e klubit madrilen.
Naço kishte udhëtuar për në Vigo së bashku me ekipin “madrilen” në pritje të vendimit për ankesën e tij, dhe pasi e njëjta morri përgjigje pozitive, ai sonte do të jetë nën urdhërat e trajnerit Zinedin Zidan.

Reali i Madridit për momentin ndanë pozitën e parë në renditjen tabelare në La Liga bashkë me Barcelonën, që të dyja skuadrat kanë nga 85 pikë, ndërsa me fitore eventuale sonte ndaj Selta Vigos, ndeshje kjo e prapambetur, Reali mund të dalë i vetëm në pozitën e parë dhe ti afrohet shumë pranë ëtitullit kampion.

Në rast se sonte “madrilenët” i’a arrinë qëllimit që të marrin fitore në “Ballaidos”, atëherë “mbretërve” në ndeshjen e javës së fundit kundër Malagas do i kryente punë edhe një barazim në transfertë ndaj Malagas, që edhe zyrtarisht të shpallet kampion.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply