Erhan Selimi: Ju kërkoj falje tifozëve, “Ma bëni Hallall”

Trajneri i Shkëndijës Erhan Selimi në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë ju ka kërkuar falje tifozëve të skuadrës për këtë dështim, njofton “infOSport.mk”.

Ai i pakënaqur nga rezultati fajin e mori mbi vete, duke kërkuar njëkohësisht nga ana e tifozëve të Shkëndijës që t’ia bëjnë hallall.

“Dua të ju kërkoj falje tifozëve tanë për këtë dështim. Nuk dua të flas shumë sepse unë dhe futbollistët e mij kishim ku të flasim, pra në teren, por fatkeqësisht nuk i’a dolëm. Nuk arritëm të shënojmë golin që e kërkuam shumë gjithë kohën përballë një rivali që shkonte në barazim pa gola. Uroj Pelisterin, ndërsa falënderoj tifozët tanë që sërish dhanë provimin dhe ishin mbështetje e madhe për ne. Kur humb, dihet se fajtori është trajneri, në këtë rast unë. Kërkoj tifozët të ma bëjnë hallall”, – tha Erhan Selimi në konferencën për shtyp.

Shkëndija edhe pse ishte favorit i madh në ndeshjen e sotme finale përballë Pelisterit, në fund humbi pas ruletit të penaltive me rezultatin 4:3, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin pa gola.

Leave a Reply