Përderisa futbollistët e Pelisterit dhe gjithë stafi i skuadrës nga Manastiri përgatiteshin për festën e madhe për të pranuar trofeun e Kupës së Maqedonisë, ajo u “vodh” nga ana e trajnerit të tyre, Naxhi Shensoj, njofton “infOSport.mk”.
I lumtur nga fakti që triumfoi në finalen e madhe përballë favoritit të madh Shkëndijës, strategu nga Prizreni i lejoi vetes që të bëjë pak humor, duke marrë Kupën para se ajo ti ndahej kapitenit të skuadrës nga Manastiri nga ana e presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Illço Gjorgjioski.