Tifozët e futbollit pa dyshim se kanë qenë dëshmitarë të penaltive të ndryshme të akorduara nga ana e arbitrëve, mirëpo një e tillë që ishte akorduar në ndeshjen midis Sportingut të Lisbonës B dhe Akademika në Ligën e Dytë të futbollit portugez, ishte vërtetë diçka e paparë deri më tani.
Njëri prej futbollistëve rezervë të Sportingut që po bënte nxemje afër vijave kufizuese, preku topin me dorë, duke aluduar se e njëjta veçmë kishte tejkaluar vijën fundore, mirëpo i të njëjtit mendim nuk ishte edhe arbitri kryesor, i cili tregoi në pikën e bardhë.
Në ato momente rezultati ishte 1:0 në favor të vendasve të Sportingut, të cilët në fund humbën ndeshjen me rezultatin 1:2, pasi penaltia e akorduar u realizua nga Rui Migel, i cili më vonë realizoi edhe golin e dytë për fitoren e skuadrës së Akademika.