Skuadra e Milanit është duke menduar për transferimin e reprezentuesit maqedonas Ilija Nestorovski. Një gjë të tillë pohojnë mediat italiane, sipas së cilave drejtori i ri sportiv i “kuqezinjëve” nga Milano, Masimiliano Mirabelli, është takuar me drejtuesit e Palermos, duke ju ofruar atyre një shumë prej 15 milion eurove, shumë kjo që do paguheshe në tre këste.
“Rossonerët” thuhet se janë të gatshëm ti ofrojnë Nestorovskit një kontratë 5-vjeçare me një pagë vjetore prej 1.5 milion euro, e cila do kishte ngritje për çdo vit, në varësi nga paraqitjet e futbollistit maqedonas.
Nestorovski këtë sezon shkëlqeu me fanellën e Palermos, për të cilën skuadër në 35 ndeshje realizoi 10 gola, duke u shndëruar në golashënuesin më të mirë të skuadrës së tij, e cila megjithatë sezonin e ardhshëm do të luaj në “Serie B”.