Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka barazuar 1:1 në ndeshjen e parë kontrolluese ndaj Azerbejxhanit të zhvilluar në Shkup. Të parët ishin mysafirët që shkuan në avantazh në minutën e 79-tën, ndërsa për Maqedoninë Toshevski barazoi shifrat e takimit në 1:1, pasi ishte i saktë nga pika e bardhë.
Maqedonia U17 do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër kontrolluese me Azerbejxhanin, e cila në program është të enjtën dhe do të luhet në kompleksin pranë FFM-së në Shkup.
Kujtojmë që pjesë e përfaqësueses U17 janë katër futbollist shqiptar edhe atë, Besir Baftjari, Agon Elezi, Kushtrim Tairi dhe Xhemal Ibishi.