Futbollistët e Shkëndijës arritën në Strumicë (VIDEO)

Futbollistët e Shkëndijës para pak çastesh arritën në qytetin e Strumicës, aty ku nesër do të zhvillojnë ndeshjen finale kundër Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.

“Kuqezinjtë” janë akomoduar në hotelin “Studio Inn”, ku do qëndrojnë sonte para ndeshjes së madhe finale të Kupës së Maqedonisë, e dyta me rradhë dhe e treta në historinë e klubit tetovarë.

Ndryshe do të jetë kjo hera e parë që Shkëndija dhe Pelisteri do të ndeshen mes vete në një finale, ku deri më tash që të dyja skuadrat kanë arritur të ngrejnë vetëm një herë trofeun lartë.

Shkëndija një gjë të tillë bëri vitin e kaluar kur në “Telekom Arena” në Shkup mundën Rabotniçkin me rezultatin 2:0, ndërkohë Pelisteri një gjë të tillë kishte bërë para 16 viteve, në finalen e vitit 2001 kundër ekipit të ish Slloga Jugomagnatit, tashmë FC Shkupit.

Kjo nuk është hera e parë që Strumica do të jetë nikoqir i një ndeshje finale të Kupës, pasi një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në vitin 2002, kur Pobeda kishte mundur Cementarnicën me rezultatin 3:1.

Leave a Reply