Numri 1 i botës së tenisit, Endi Marrej është eliminuar që nga starti i Mastersit të Romës, pasi u mund nga italiani Fabio Fonjinji me rezultat 2:0. Marrej u dorëzua nga italiani, i cili ishte i motivuar edhe nga publiku që përkrahnin vendasin e tyre, për të triumfuar ndaj britanikut në dy setet 6:2 dhe 6:4, duke siguruar kështu kualifikim në 1/8 e finales.
Për Marrej ky nuk ishte eliminimi i vetëm i hershëm këtë vit, pasi kështu u eliminua edhe në Madrid në xhiron e tretë nga Borna Çoriq.
Gjithsesi në ndeshjet tjera të luajtura në Mastersin e Romës, Berdih ishte më i mirë se Berlok nga Argjentina, duke e fituar me rezultat 2:0 (6:3, 6:4), ndërsa Marin Çiliq fitoi lehtësisht ndaj Harisonit në setet 6:3 dhe 6:2. /“InfOSport.mk”