Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Prilepi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, që aktualisht luan me Luganon në Superligën zvicerane, është pranë transferimit te skuadra e njogur gjermane, Borusia Dortmund.
Sipas mediave gjermane, Dortmundi te Alioski sheh një zëvendësim për Aubamejang, i cili me shumë gjasa këtë verë do të largohet nga skuadra “milionere”, duke pasur parasysh se interesim për të kanë shfaqur gjigandët e Real Madridit dhe skuadra italiane e Milanit.
Mirëpo Dortmundi nuk është ekipi i vetëm i interesuar për Alioskin, pasi për shërbimet e tij gjithashtu interesohet, Hofenhajmi, një skuadër tjetër që sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Kampionëve Evropian.
Alioski këtë edicion shkëlqeu me fanellën e Luganos, duke regjistruar 16 gola dhe 11 asistime, ndërsa mediat në Zvicër pohojnë se drejtuesit e kësaj skuadre nuk kanë ndërmend të shesin reprezentuesin e Maqedonisë për një shumë më të vogël se 10 milion euro.