Dy skuadra me emër si Dinamo Zagrebi dhe Shahjtor Donetsku kanë shprehur interesim për futbollistin shkupjan të Ujpeshtit Enis Bardhin.
Reprezentuesi i Maqedonisë ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij te Ujpeshit, ndërsa u përfshi edhe në mesin e 20 futbollistëve më të mirë të ri në Evropë. Mediat hungareze e kanë lidhur emrin e Bardhit në dy klube të mëdha atë të Dinamo Zagrebit dhe Shahjtorit, ku të dyja skuadrat janë pjesëmarrëse të rregullta në Ligën e Kampionëve, ndërsa me një lëvizje të tillë, shkupjani mund ta realizojë transferimin e karrierës.
Klauzola e largimit të Bardhit nga Ujpeshti iu është vlerësuar nga 6 deri 10 milionë euro. Bardhi këtë sezon po shkëlqen me fanellën e Ujpeshtit, duke realizuar 11 gola, ndërsa në qershor do të luaj me shpresat e Maqedonisë në Kampionatin Evropian për të rinjë.