Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu tha disa gjëra rreth trajnerit të ri të “katalunasve”, mirëpo duke mos shpalosur emrin e tij. Luis Enrike është më se e sigurtë se në fund të sezonit do të largohet nga “Kamp Nou”.
“Nuk do të flas me emra. Një kohë të gjatë po punojmë në gjetjen e një trajneri të ri, me idejën për të vazhduar dominimin “kuq e kaltër”” – tha numri një i skuadrës “katalunase” në takimin tradicional me anëtarët e klubit.
“Do dëgjoni shumë emra këtyre ditëve, mirëpo e tilla është periudha. Klubi i ka planifikuar gjërat dhe po punon për të ardhmen” – tha Bartomeu.