Arsenali ka shënuar fitore 2:0 ndaj Sanderlendit, duke vazhduar kështu ndjekjen e pozitës së katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. Të dy golat e fitores për “Topçinjët” i realizoi Aleksis Sançez, duke shënuar fillimisht në minutën e 72-të dhe më vonë në të 81-tën.
Dy shqiptarët e Arsenalit, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka ishin në formacion titular, ndërsa gjatë 90-të minutve të ndeshjes treguan lojë të mirë dhe kualitete të larta. Të përzgjedhurit e Vengerit, pas kësaj fitore vazhdojnë të mbetën në pozitën e pestë me 72 pikë, 1 më pak se Liverupuli që mban pozitën e katërt.
Lufta për Ligën e Kampionëve do të vazhdojë edhe në xhiron e fundit të Premier Ligës angleze, ku do të përcaktohet përfundimisht emri skuadrës që siguron eliminatoret e këtij kompeticioni, me Arsenalin që në terren të vetin do të përballet me Evertonin, ndërsa Liverpuli do të luaj ndaj Sanderlendit.