Shkëndija të dielën morri tre pikë në ndeshjen e javës së 33-të në transfertë kundër Makedonija Gj.P., dhe tani më gjjthë koncentrimin kthen ka finalja e Kupës së Maqedonisë, kur të mërkurën në Strumicë do të përballet me Pelisterin.
Ishte kjo fitorja e 19-të në kampionat për “kuqezinjtë” nga Tetova, të cilët me këtë fitore konfirmuar pozitën e dytë 3 javë para fundit të kampionatit.
Ndryshe fitoren ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit futbollistët e Shkëndijës të udhëhequr nga trajneri i ri, Erhan Selimi e siguruan pas 65 minutave lojë, kur avansuan me rezultatin 3:0. Pas këtij reuzltati erdhi edhe një komoditet në rradhët e Shkëndijës, skuadër kjo që nuk dëshironte të rrezikojë asgjë lidhur me ndonjë lëndim të mundshëm, duke i lëshuar teren skuadrës vendase, që shfrytëzoi një rast të tillë dhe deri në mbyllje shënoi dy gola, për rezultat përfundimtarë, Makedonija Gj.P 2, Shkëndija 3.
Më poshtë keni mundësinë të shihni të gjithë 5 golat nga përballja e zhvilluar dje në stadiumin në lagjen e Gjorçe Petrovit: