Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll me shumë gjasa do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Turqinë në Shkup. Federatat e të dy palëve janë në bisedime dhe të gjitha detajet janë përcaktuar, ndërsa ka mbetur vetëm zyrtarizimi.
Të dyja përfaqësueset do të zhvillojnë një test para ndeshjeve eliminatore për Botërorin Rusi 2018 që në program janë me 11 qershor me Maqedoninë që në Shkup do të pret Spanjën, ndërsa Turqia në Shkodër do të përballet me Kosovën.
Në rast se palët mirren vesh, atëherë në Shkup mund ta shohim përfaqësuesen turke me të gjithë yjet në ekip, si Ardan Turan i Barcelonës, Emre Mor të Dortmundit e shumë të tjerë.