La Liga, ndryshon orari i javës së fundit, ja kur luajnë Barça dhe Reali

Ndeshjet e fundit në elitën e futbollit spanjoll vijnë me orar të ri. Kur ka mbetur për tu zhvilluar vetëm java e fndit, skuadra e Real Madridit është më pranë se kurrë titullit kampion.

Ndryshe nga rivalët e Barcelonës, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar ku do t’i mjaftojnë 4 pikë për tu shpallur kampion. Testin e parë më të rëndë “mbretërit” e kanë të mërkurën me datë 17 maj, kur në “Ballaidos” do të përballen me Selta Vigon në ndeshjen e prapambetur, ndërsa në ndeshjen e javës së fundit ata do të përballen me Malagan po ashtu në transfertë.

Kjo ndeshje në program është të dielën, njëjtë sikurse edhe ndeshja në “Kamp Nou” midis Barcelonës dhe Eibarit. Që të dyja ndeshjet startojnë në ora 20:00, ndërsa java e fundit në La Liga për sezonin 2016/2017 nis me ndeshjen e së premtes Granada – Espanjoll.

 

Kalendari i plotë në La Liga:
E mërkurë, 17 maj (ndeshje e mbetur)
21:00 Celta Vigo – Real Madrid
Java 38
E premte, 19 maj
20:45 Granada CF – Espanyol
E shtunë, 20 maj
17:00 Real Sporting de Gijon – Real Betis Balompié
19:00 CD Leganes – Deportivo Alavés
19:00 RC Deportivo La Coruna – UD Las Palmas
21:00 Sevilla FC – CA Osasuna
E diel, 21 maj
16:45 Atletico Madrid – Athletic Club
16:45 Valencia CF – Villarreal
16:45 RC Celta de Vigo – Real Sociedad
20:00 FC Barcelona – SD Eibar
20:00 Málaga CF – Real Madrid

Leave a Reply