Shkendija dhe Renova me të drejtë loje në Evropë

Shkëndija dhe Renova janë ndër 6 skuadrat e licçencuara nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë me të drejtë loje për në garat e UEFA-s për sezonin e ri që vjen. Në përputhshmëri me kërkesat e klubeve, sektori për liçencim pranë FFM-së iu ndau liçenca skuadrave të Vardarit, Shkëndijës, Renovës, Pelisterit, Rabotniçkit dhe Sileksit.

Skuadra e vetme që nuk ishte liçencuar, ishte Bregallnica nga Shtipi, skuadër kjo jo që nuk siguroi ndonjë vend për në garat Evropiane, por madje humbi statusin e skuadrës elitare.

Sipas renditjes momentale, Vardari do të përfaqësojë Maqedoninë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, Shkëndija pavarësisht rezultatit në ndeshjen finale të Kupës kundër Pelisterit do të përfaqësojë vendin tonë në kualifikueset e Liga Evropa, ku mes tjerash garojnë edhe Rabotniçki, Renova dhe Pelisteri. Skuadra nga Manastiri ka dy opcione, të dalë fitues në ndeshjen finale të Kupës, ose të zë vendin e katërt në renditje.

Ndërkohë Shkupi, Pobeda dhe Makedonija Gjorçe Petrovi nuk kishin lëshuar kerkesa për liçencim për paraqitje në Evropë. Ky liçencim nga ana FFM-së bëhet çdo vit, ndërsa paraprakisht shqyrtohen të gjitha kushtet e skuadrës që kërkon të marrë drejtë për të luajtur në arenën evropiane.

Leave a Reply