Disfata e pësuar nga Pelisteri në xhiron e 33-të, ka rrezikuar edhe më shumë mbijetesën në elitën vendore për FC Shkupin. Tashmë skuadra nga Çairi, duhet t’i fitoj të gjitha ndeshjet deri në fund dhe të shpresoj në gabimet e kundërshtarit të drejtpërdrejt për mbijetesë, Pobedën, që të sigurojë një vend në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
“E përgëzoj Pelisterin për fitoren. Luajtëm ndeshje të mirë, kishte raste mga të dyja anët, ndërsa në fund humbëm. I tillë është futbolli, kishim disa raste të mira për gol, por nuk arritëm që t’i finalizojmë. Mirëpo gjithsesi unë besoj në kualitetet e këtyre lojtarëve që kam dhe deri në fund të sezonit, do të sigurojmë mbijetesën”, është shprehur trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu.
Shkupi ndeshjen e radhës do ta luaj ndaj Bregallnicës së Shtipit.