Skuadra e Interit ka pësuar humbjen e pestë në 7 ndeshjet e fundit në “Serie A” nga ku nuk ka fituar asnjë nga këto përballje.
Në ndeshjen e parë të së dielës në kuadër të javës së 36-të Interi para tifozëve të vetë pësoi disfatë nga Sassuolo me rezultatin 1:2.
Mesa duket faji nuk ka qenë i trajnerit Pioli në ecurinë e skuadrës “zikaltër”, pasi goli i vetëm i shënuar nga Eder nuk ishte i mjaftueshëm, për t;iu kundërpërgjigjur “dopietës” së Iemmelos, që ishte figura kryesore te skuadra mysafire dhe njëherit më i merituari për fitoren e 12-të në kampionat të Sassuolos.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Interi sot u braktis edhe nga tifozët që me një bandërolë shkruanin: “Më mirë të shkojmë të hamë drekë, se sa t’iu shohim ju”.
Padyshim një situatë e pashpresë te kjo skuadër, e cila është në një krizë të thellë rezultatesh duke humbur kështu edhe mundësinë për të siguruar një vend për në Liga Evropa, duke pasur parasysh se tashmë me 56 pikë renditet në pozitën e 8-të,