Berisha me Atalantën sigurojnë Liga Evropën

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë Etrit Berisha me skuadrën e tij Atalantën kanë sigurar një vend në Liga Evropa për sezonin e ardhshëm. Atalanta mbrëmë me barazimin 1:1 me Milanin, siguroi daljen në Evropë, dy xhiro parafundit, pasi grumbullon 66 pikë në vendin e 5-të, 6 më shumë se Milani, që mbetet të sigurojë Europën nëpërmjet eliminatoreve.

Për Atalantën ky është një sukses i madh, ku pas plot 26 vitesh rikthehet të luaj në kupat europiane. Për skuadrën “zikaltërt” në fillim të sezonit një gjë e tillë ishte objektiv i paarritshëm, mirëpo rezultatet e mira të bëra në këtë sezon me në krye teknikun Piero Gasperini, ia arritën qëllimit, duke lënë kështu pas vetës në renditje ekipe të mëdha si Milani e Interi. /“InfOSport.mk”

Leave a Reply