Bazhe Ilijsoki duhet pritur në golin e tij historik, të 126-tin në historinë e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse sulmuesi shkupjan i Pelisterit shpresonte se një gjë të tillë do të arrijë pikërisht sot në përballjen ndaj Shkupit, kjo gjë nuk i shkoi për dore, pasi përballë kishte Suat Zendelin.
Gardiani i “bardhekaltërve” nga Çairi në minutën e 72-të doli fitues përballë Bazhe Ilijoskit, që kishte një rast ideal për të shënuar në rrjetën e Shkupit.
Rikujtojmë Ilijoski në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Renovës realizoi dy gola në fitoren 3:0 të Pelisterit, duke arritur në këtë mënyrë në shifrën prej 125 golave të shënuar në futbollin elitar, po aq sa ka edhe sulmuesi legjendar i Sileksit, Zoran Boshkovski – Çoko.
Tashmë mbetet që golin e tij historik Bazhe Ilijoski ta kërkojë në ndeshjen e rradhës, finalen e Kupës së Maqedonisë kundër Shkëndijës, ndeshje kjo që në program është të mërkurën, apo ndoshta edhe në tre ndeshjet e mbetura të sezonit 2016/2017, që Pelisteri do ti zhvillojë kundër skuadrave si Sileski (Kratovë), Vardari (Manastir) dhe Shkëndija (Tetovë).