Është mbyllur me rezultat 3:0 takimi Osijeku-Sllaven Belupo, me dy gola të Muzafer Ejupit dhe një të Lupas. Ejupi sërish ka qenë ai që shkatërroi ish ekipin e tij, duke realizuar në minutën e 9-të dhe 52-të, ndërsa pas 20 minutave humbi penalltinë, duke mos mundur kështu që të shënoi het-trik në këtë përballje.
Slaven Belupo është bërë “pacient” i rregullt i shkupjanit, pasi ishte pikërisht kjo skuadër të cilës Ejupi i shënoi për herë të fundit me 12 mars, ndërsa me dy golat e sontëm bëhen 5 finalizeme që ka shënuar Ejupi ndaj ish skuadrës së tij në këtë sezon.
Ndërkohë në klasifikimin e përgjithshëm të golashënuesve në elitën e futbollit në Kroaci, Ejupi renditet i dyti me 14 gola të shënuar.“InfOSport.mk”