Punë e kryer, Junajtedi mer “yllin” e Realit

Një lajm bombë vjen nga Kolumbia, lidhur me transferimin e njërit prej yjeve të kësaj kombëtare te Mançester Junajtedi. Fjala është për Hames Rodrigez të Realit të Madridit, i cili sipas mediave të këtij vendi ka arritur akordin me Mançester Junajtedin për t’u transferuar në “Olld Traford” në merkaton e kësaj vere që po afron.

Për largimin e tij nga “Santiago Bernabeu” po përflitet një kohë më të gjatë, duke pasur parasysh se kolumbiani nuk po arrin dot të gjejë një vend në formacionin titullar të Zinedin Zidan.

Mirëpo si duket tashmë ka ardhur momenti që talenti kolumbian ti thotë lamtumirë Realit dhe ti bashkohet një tjetër gjigandi evropian, që në merkaton e verës pritet të bëjë një merkato të bujshme.

Përveç Rodrigez përflitet se “Djajtë e Kuq” me shumë gjasa do të transferojnë edhe yllin e Atletiko Madridit, Antuan Griezman, një tjetër super futbollist që vjen nga treshja e skuadrave më të mira spanjolle.

Megjithatë për momentin gjitha këto konsiderohen vetëm si spekulime, ndërsa gjithçka pritet të vendoset pas finales në Ligën e Kampionëve më 3 qershor.

Leave a Reply