Milani pritet të bëjë një merkato të çmendur. Një gjë të tillë paralajmërojnë mediat në Itali, sipas të cilave drejtuesit e rinj kinez të “rosonerëve” që tani kanë filluar ta mendojnë seriozisht punën e merkatos së verës, përmes së cilës shpresojnë të ringrihen sërish në majat më të larta të futbollit europian.
Gjithnjë sipas mediave italiane, “kuqezinjtë” kanë “piketuar” plot 7 goditje cilësore për merkaton e verës, ku pritet të harxhojnë rreth 160 milion euro.
Prurjet e reja do të nisin nga reparti i mbrojtjes, aty ku pritet një revolucion i vërtetë. Në këtë repart, përveç Musakios i cili thuhet se ka arritur akordin me “kuqezinjtë”, synohen edhe Rikardo Rodrigez i Volfsburgut dhe italiani i Mançester Junajtedit, Mateo Darmian. Ky i fundit pritet ti kushtojë Milanit 15 milion euro, teksa mbrojtësi zviceran i Volfsburgut në “San Siro” mund të tranferohet për shifrën e 18 milionë eurove.
Megjithatë Rodrigez nuk është futbollisti i vetëm nga rradhët e Volfsburugut që bënë pjesë në planet e “rossonerëve”, pasi drejtuesit e rinj kinez kanë peshkuar edhe mesfushorin e tyre brazilian, Luiz Gustavo.
Ndër emrat tjerë të mesfushës që rrotullisen në mendjen e “milanezëve” janë edhe ai i Mateo Kovaçiç të Realit të Madridit dhe ai i Frenk Kesje. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka shkëlqyer këtë sezon te Atalanta, teksa ka tërhequr edhe vëmëndjen e shumë ekipeve të mëdha në Europë.
Përsa i përket sulmit, synimi kryesor mbetet Alvaro Morata, i cili këtë verë pritet të largohet nga Real, teksa këtu do të mundohet të përfitojë Milani që e ka gati ofertën për të. Morata do të ishte zgjedhja perfekte e “kuqezinjëve”, ku si partnerë të tij milanezët e dëshirojnë sulmuesin “lacial”, Keita Balde.
Ky i fundit sipas mediave italiane është një hap larg transferimit në “San Siro”, ndërsa bazuar në gjithë këto përforcime eventuale, ata kanë projektuar edhe formacionin e mundshëm të Milanit për sezonin 2017/2018, që mund të duket si në vijim:
Portier: Donaruma; |
Mbrojtje: Darmian, Musakio, Romanjoli, Rodrigez; |
Mesfushë: Kesie, Luiz Gustavo, Bonaventura; |
Sulm: Suso, Morata, Keita |