Kur të gjithë menduan se pjesa e parë në Manastir e ndeshjes së parë të javës së 33-të në elitën e futbollit vendor, ndërmjet Pelisterit dhe Shkupit do të mbyllet me rezuzltatin e fillimit, ashtu nuk mendoi edhe braziliani Silva, i cili shënoi një super gol në minutën e fundit të pjesës së parë, njofton “infOSport.mk”.
Bazhe Ilijoski ktheu me kokë topin deri te Silva, i cili pasi arriti që të kontrolloj mirë topin me majat e takës, me të majtën e tij arriti që të mposht Zendelin, i cili edhe përkundër faktit se preku topin e gishtërinjët e tij, nuk arriti që ta devijoj atë në rivënie nga këndi.
Kësisoj Shkupi gjatë 45 minutave të para në Manastir është në disavntazh ndaj Pelisterit me rezultatin 0:1.